Juve, 3 emra për të zëvëndësuar Lucion (FOTO LAJM)

Hugo Campagnaro - Napoli
Sipas asaj që raporton "TuttoSport", janë të shumtë emrat që po vëzhgon Juventus për të gjetur zëvëndësuesin e Lucio, i cili do të largohet në janar nga bardhezinjtë. Emri i parë në axhendën e drejtuesve të "Zonjës së Vjetër" është Hugo Campagnaro, të cilin Napoli mund ta shesë nëse nuk firmoset rinovimi i kontratës.

Emri i dytë është ai i Federico Pelusos. Mbrojtësi i Atalantas ka qënë pjesë e bisedimeve mes juventinëve dhe bergamaskëve gjatë ndeshjes të së dielës dhe ku ekipi zikaltër ka kërkuar të riun Marrone.

Emri i fundit është ai i Danilos së Udineses. Braziliani mund të mbërrijë në "Juventus Stadium" në formë huazimi deri në qershor dhe më pas të blihet i gjithë kartoni i tij. /albeu.com/
Shtuar më 18/12/2012, ora 09:35
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori