Juve: 7 Top-Player për sulmin (FOTO LAJM)

Radamel Falcao - Monaco
Pëlqej
Dje ju folëm për disa emra që qarkullojnë në shtëpinë e Juventusit përsa i përket përforcimeve të mundshme në repartin e sulmit. Pas largimeve të Vuçiniç dhe Quagliarella dhe dëmtimit të Alvaro Moratas kampionët e Italisë po kërkojnë një top-player për ti besuar ofensivën.

Radamel Falcao është emri më i lakuar, por lista vazhdon edhe me 6 futbollistë, 2 prej të cilëve janë shtuar orët e fundit.

Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", Juventus ka hedhur sytë edhe nga Lukas Podolski, sulmuesi 29-vjeçar kampion Bote i Arsenal. Gjermani vlerësohet me 15 milionë euro dhe ka një kontratë që i skadon pas dy vitesh. Sulmuesi pëlqehet edhe nga Milan, Monaco dhe Galatasaray.

Ndërsa emri tjetër është ai i Pierre Michel-Lasogga, ylli i Gjermani U-21, i cili aktivizohet në Bundesligë me Hamburgun. /albeu.com/
Shtuar më 21/08/2014, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori