Juve, 8 objektivat e merkatos së verës (FOTO LAJM)

Stevan Jovetiç - Fiorentina
Pëlqej
Abonohuni për lajmet sportive me e-mail:
E-maili juaj:      Tani, kontrolloni e-mailin tuaj dhe konfirmoni abonimin!
Zhgënjimi nga eleminimi në çerekfinalet e Champions League i ardhur nga Bayern Munchen, ka vënë në punë drejtuesit e Juventusit. Kupola drejtuese e "Zonjës së Vjetër" ka kuptuar se hendeku i futbollit italian me elitën e europës është jashtëzakonisht i madh, dhe që të ëndërrosh fronin duhet ndërtimi i një skuadre të denjë për tu përballur me kundërshtarë si Bayern.

Sezonin e kaluar blerja e një futbollisti top player u bë një "fiksim" për Juventusin, që dështoi në përmbushjen e këtij objektivi, duke parë kostot e larta financiare.

Megjithatë drejtuesit bardhezinj nuk heqin dorë dhe tashmë kanë piketuar emrat e parë për të nisur tratativat. Prej një kohe shumë të gjatë emri më i lakuar është ai i Stevan Jovetiç, një objektiv i ndjekur prej vitesh, por si në të shkuarën edhe në të tashmen Fiorentina kërkon një përfitim maksimal financiar për shitjen e malazezit.

Juventus ka gati kartat për të bindur Della Vale-t dhe Montellan, pasi mund të fusin në tratativë Giovincon dhe Marrone, dy lojtarë të pëlqyer nga trajneri vjollcë. Por drejtori i përgjithshëm Marrota ka kuptuar që nuk duhet të fiksohet vetëm tek një objektiv ndaj ka nisur të marë në konsideratë edhe të tjera zgjedhje. Interesante mbetet e ardhmja e Alexis Sanchez të Barcelonës apo Luis Suarez i Liverpool.

Nga Madridi bëjnë të ditur që "Zonja e Vetër" ka shfaqur interes edhe për Gonzalo Higuain, duke treguar që vetëm ardhja e Llorentes nuk mjafton. Në mesfushë kërkohet një zëvendës për Pirlon, dhe sytë shkojnë tek Verrati i PSG. Në mbrojtje emri i lakuar është serbi Kolarov, që mund të bëjë një rikthim në Itali.

Pa harruar dhe shumë emra të panjohurish në merkaton braziliane si Mateus i Flamengos apo Doria i Botafogos. Pas humbjes me Bayern, Conte deklaroi se ambienti bardhezi u zgjua nga ëndrra, dhe tashmë drejtuesit kanë nisur të mendojnë për realitetin, në mënyrë që në të ardhmen të konkurojnë si të barabartë në arenën europiane. /albeu.com/
Shtuar më 11/04/2013, ora 16:57
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori