Juve-Napoli për një vend në finalen e Kupën e Italisë, ja formacionet (FOTO)
Futbolli italian sonte në mbrëmje dhuron një tjetër ndeshje spektakolare, teksa në fushë do të zbresin Juventus dhe Napoli për sfidën e parë të Kupës së Italisë në fazën e çerekfinaleve.

Bardhezinjtë vijnë në këtë ndeshje me një mentalitet mjaft të lart pasi kanë hipotekuar kualifikimin, dhe janë 7 pikë më shumë se Roma e vendit të dytë në kampionat. E kundërta paraqitet situata te Npoli që pësoi një humbje shokuese në fundjavë 0-2 në shtëpi nga Atalanta, raporton Albeu.

Allegri pritet të konfirmojë skemën 4-2-3-1 në këtë përballje me Napolin. Në portë Buffon do të lihet pushim dhe në vendin e tij do të aktivizohet Neto. Në mbrojtje pritet të aktivizohen Asamoah, Chiellini, Barzagli e Lichsteiner. Mesfusha do të përbëhet nga Pjanic, Khedira e përpara tyre do të jenë Mandzukic, Dybala e Cuadrado, menjëherë pas Higuain që do të jetë më i avancuari.

Në krahun tjetër, Napoli vjen në këtë ndeshje pa Hysajn, i cili është i pezulluar për shkak kartonash. Reina do të jetë në portë, ndërkohë që në repartin e mbrojtjes do të jenë Maggio, Albiol, Koulibaly dhe Ghoulam. Në mesfushë pritet tyë jenë Zielinskym, Diaëara e Rog që duket se do të marrë vendin e Hamsik. Sulmi do të përbëhet nga Insigne, Pavoletti dhe njëri mes Milik dhe Callejon./albeu.com/
Shtuar më 28/02/2017, ora 15:36
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori