Juve-Lazio, formacionet e mundshme (FOTO LAJM)

JUVENTUS (3-5-2)
Në Itali vëmendja ditën e sotme do të jetë e gjitha në "Juventus Stadium" ku do të vihen përballë dy skuadrat e momentit në Serie A, Juventus dhe Lazio.

Një fitore e bardhezinjëve mund të vuloste përfundimisht fatet e titullit kampion pasi do ta çonte në plot 15 pikë avantazhin ndaj bardhekaltërve të Stefano Piolit.

Titullar në qëndër të mbrojtesLazios do të jetë kapiteni i Kombëtares kuqezi Lorik Cana, ndërkohë Etrit Berisha pritet të ulet në stol për t’i lënë vendin të rikthyerit Federico Marchetti.

Juventus-Lazio starton në ora 20:45. /albeu.com/
Shtuar më 18/04/2015, ora 10:13
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori