Juve pazar te Besnik Hasi (FOTO LAJM)

Youri Tielemans - 17 vjeç
Jo vetëm emra të mëdhenj për të ardhmen e Juventusit, por edhe të rinj që japin shpresë. Sipas asaj që shkruan "Calciomercato.it", emisarë të klubit bardhezinj ishin dje të pranishëm në "Constant Vanden Stock Stadium" për të ndjekur nga afër ndeshjen e Europa League mes Anderlecht dhe Dinamo Moskës.

Juventusi ka monitoruar disa emra, mbi të gjithë Youri Tielemans, mesfushori 17-vjeçar, i kërkuar edhe më parë nga kampionët e Italisë. Nën vëzhgim janë mbajtur edhe Andy Najar, mbrojtësi 21-vjeçar honduras i ekipit të Besnik Hasit si dhe Leander Dendoncker, mesfushor i datëlindjes 1995, transmeton Portali Albeu.

Juventus shikon nga e ardhmja, ndërsa Anderlecht kërkon të përfitojë sa më shumë nga talentet e tij. /albeu.com/
Shtuar më 21/02/2015, ora 09:10
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori