Juventinët kamarierë për një ditë (VIDEO-FOTO)

Pasi siguruan titullin e dytë rresht në Serie A dhe të 29 zyrtar në historinë e tyre, Juventus gjen kohë edhe për pak show. Futbollistët bardhezinj për një ditë kanë harruar topin, stërvitjet dhe fushën e blertë dhe kanë veshur uniformën e kamarierit.

Kështu, mëngjesin e sotëm në Caffe Trussardi në shehsin Scala të Milanos, Buffon, Bonucci, Chiellini, Matri, Peluso, Pirlo dhe Storari kanë bërë rolin e kamarierit, dhe si fillestar që janë nuk kanë dalë fort keq. /albeu.com/

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori