Juventus, 3 emra për krahun e majtë (FOTO LAJM)

Davide Santon - Newcastle United
Një trekuartist dhe një mbrojtës, por jo vetëm. Mes prioriteteve të merkatos së Juventusit është edhe një përforcim për krahun e majtë, duke parë dëmtimin e Asamoah dhe formën jo të mirë të Evra dhe Ogbonna.

Për këtë arsye drejtuesit e Juventusit kanë hedhur sytë nga Arthur Masuaku, 21-vjeçari i Olympiacos, i cili është kërkuar më parë edhe nga Napoli, Inter dhe Roma. Grekët kërkojnë 7 milionë euro për kartonin e tij, por sipas "TuttoSport", ata nuk duan ta shesin që në merkaton e janarit.

Ndaj dhe po vlerësohen edhe dy pista të tjera: Coentrao i Real Madrid, i cili mbetet ende shumë i shtrenjtë dhe ish interisti Davide Santon, tashmë te Newcastle United. /albeu.com/
Shtuar më 02/01/2015, ora 11:15
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori