Juventus-Bologna, formacionet zyrtare: 'Zonja e vjetër' kërkon fitoren e pestë rradhazi (FOTO LAJM)

Juventusi dëshiron ta vazhdojë edhe në xhiron e tetë të këtij sezoni të ri të Serisë A ecurinë mbresëlënëse që e ka shfaqur deri më tani e me të cilën e ka siguruar pozitën e parë në tabelën e ligës elitare të futbollit në Itali.

Sonte në orën 20:45 në stadiumin “Allianz” do të zhvillohet përballja mes liderit të Serisë A, Juventusit, dhe klubit të radhitur në pozitën e dhjetë, Bolognas.

Përderisa Juventusi i ka fituar katër ndeshjet e fundit radhazi në Serie A, Bologna s’ka arritur të sigurojë fitore që katër ndeshje. E në anën tjetër, Juventusi s’është mposhtur që dhjetë ndeshje.

Juventusi ka statistika më të mira edhe në përballjet e drejtpërdrejta me Bolognan, duke siguruar fitore në shtatë ndeshjet e fundit mes këtyre dy klubeve e s’është mposhtur që 16 ndeshje.
Shtuar më 19/10/2019, ora 20:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori