Juventus, goditje dyshe nga Portugalia (FOTO LAJM)

Danilo Barbosa da Silva - Sporting Braga
Në vigjilje të merkatos së janarit drejtuesit e Juventusit po punojnë për të kryer një goditje dyshe nga Portugalia. Sipas asaj që shkruan "TuttoSport", kampionët e Italisë janë në gjurmët e Danilo Barbosa da Silva, mesfushori brazilian 18-vjeçar i Sporting Braga. Sipas shumë specialistëve ai shihet si një prej talenteve më premtues për të ardhmen e afërt.

Po në Portugali, Beppe Marotta po punon edhe për Maxi Pereiran, mbrojtësi i djathtë i Benfikëa, të cilit i skadon kontrata në vititn 2015 dhe që mund të largohet që në janar për një shumë më të ulët se klauzola prej 20 milionë eurosh.

Juventus, ashtu si edhe Roma, është në kontakte me agjentin e tij. /albeu.com/
Shtuar më 07/12/2014, ora 11:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori