Ka 1 miliard euro për stadiumin e ri, por rrezikon mos ta bëjë prej një shtëpie ngjitur (FOTO LAJM)

Pëlqej
Chelsea ka në plan të ndërtojë një stadium të ri me kosto prej një miliard euro.

Plani i Abravoviçit po mbahet peng nga shtëpia e familjes Crosthaëaites, e cila gjendet fare pranë objektit të Stamford Bridge.

Por, planet për një stadium të ri prej një miliard funtesh po mbahen peng nga një familje mbi të drejtën e tyre për të pasur dritë të mjaftueshme – dhe mungesa e ndriçimit në shtëpinë e tyre nuk përputhet me ndërtimin e “Stamford Bridge të ri”.

Crosthëaites kanë jetuar në vilën e tyre në perëndim të Londrës për 50 vjet me radhë dhe janë fare afër terrenit të skuadrës kampione të Ligës Premier, ku pothuajse mund të shkelmoni një top futboll nga pragu i tyre i derës.

Familja – e përbërë nga prindërit Lucinda dhe Nicolas, plus fëmijët Louis dhe Rose bënë ankesë në muajin maj për shkak të besimit të tyre se stadiumi i madh i ri me kapacitet prej 60 mijë vendesh do të hidhte një hije të përhershme mbi shtëpinë e tyre./albeu.com/
Shtuar më 12/01/2018, ora 11:02

Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori