Ka supriza, ky është formacioni i javës në Champions (FOTO LAJM)

Barcelona dhe Manchester City dominojnë në formacionin e ndeshjeve të dyta të fazës së 1/8-ave të Ligës së Kampioneve.

Katalanasit dhe anglezët likuiduan përkatësisht Napolin dhe Real Madridin.

formacionin e përzgjedhur nga "Whoscored.com" nuk është përzgjedhur Cristiano Ronaldo.

Megjithëse ylli portugez i Juventusit mbajti gjallë deri në fund shpresat për kualifikimin në çerekfinale, eliminimi i ka kushtuar mospërfshirjen në formacionin për ndeshjet e kthimit për kalimin në çerekfinale.

Lionel Mesi dhe Robert Lewandowski udhëheqin sulmin. Bie në sy vendosja e mbrojtësit të Real Madridit, Eder Militao, dhe Alex Sandro të Juventusit.
Shtuar më 09/08/2020, ora 17:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori