Kaçe me bluzën e UÇK-së, tërbohen grekët (FOTO LAJM)

Futbollisti i talentuar i kombëtares shqiptare, Ergys Kaçe, që luan për skuadrën greke të PAOK, ka shkaktuar një furtunë të vërtetë në rrjetet sociale pasi ka veshur një bluzë të UÇK-së. Mendohet se ai e ka veshur bluzën në ditën kur përkujtohet Gramoz Palushi, shqiptari që vdiq në Greqi pas humbjes së helenëve në Tiranë në vitin 2004.

Portali grek "Gavros.gr" shkruan se Kaçe duhet dënuar se ka fyer miqtë serbë.

Vetë talenti korçar ka reaguar duke shkruar në FB: "Të gjithë ata që janë pranë meje e dinë se çfarë karakteri kam… Nuk më shpreh UÇK, përndryshe nuk do ta publikoja në rrjetin social… Nuk pres nga askush të më besojë, mjafton të më besojnë njerëzit e mi… Unë e respektoj Greqinë". /albeu.com/
Shtuar më 05/09/2013, ora 12:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori