Kampion! Kroos fiton 4 trofe në 10 ndeshje (FOTO LAJM)

11 Maj 2014 - Bundesliga
Pëlqej
Toni Kroos është nga ata lojtarë që ku shkel fiton vetëm trofe. Futbollisti i i ri i Real Madrid ka mundur të fitojë 4 trofe shumë të rëndësishëm në 10 ndeshjet e tij të fundit në 3 muaj, gjë që lojtarë të tjerë nuk munden ta bëjnë përgjatë gjithë karrierës së tyre.

Më 11 Maj 2014 Kroos do shpallej kampion Gjermanie me Bayern Munchen, ndërsa një javë më pas do të fitonte edhe Kupën e Gjermanisë duke mposhtur në finale Borussia Dortmund.

Kulmi arrin më 13 Korrik kur Toni Kroos dhe Gjermania do të shpalleshin kampionë Bote, ndërsa mesfushori bavarez do të ishte një ndër lojtarët më të mirë.

Për ta mbyllur duhet të kthehemi disa ditë para, më 12 gusht, ku në Cardiff Real Madrid do të fitonte SuperKupën e Europës duke mposhtur Sevillan. /albeu.com/




Shtuar më 16/08/2014, ora 10:53
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori