Identifikohen dy nga grabitësit e miliona eurove në aeroportin e Rinasit
Kampion me Vllazninë, kush është ish-futbollisti i arrestuar sot me grupin Bajri (FOTO LAJM)

Ish-futbollisti i Vllaznisë, Armir Grima është një ndër 11 personat e arrestuar sot nga Policia në një aksion në Shqipëri, Holandë dhe Belgjikë.

44-vjeçari Grima ka qenë portier i Vllaznisë gjatë periudhës 1998-2001, periudhë në të cilën ekipi shkodran u shpall në një sezon edhe kampion.

Grima ka qenë gjithashtu kandidat për deputet në Shkodër.

Grima u arrestua si pjestar i grupit të rrezikshëm që bënte ligjin në Shkodër, pikërisht fisi Bajri.

Ai ka qenë edhe drejtor teknik i skuadrës, ndërsa ka mbajtur herë pas here edhe pozicionin e trajnerit në momentet kur Vllaznia ka pasur probleme financiare.

Të arrestuarit
1. Behar Brajoviq (Bajri) arrestuar në Roterdam, Holandë;

2. Samet Halluni, i arrestuar në Roterdam, Holandë;

3. Ilir Rustemi, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

4. Emrah Plaku, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

5. Astmer Bilali, i arrestuar në ndërhyrjen e datës 6 shtator në Shkodër;

6. Armir Grimaj, arrestuarShkodër;

7. Safet Rustemi (Bajri), i arrestuar në Tiranë;

8. Fabiol Rexhepi, i arrestuarShkodër;

9. Ismet Idrizi, i arrestuarShkodër;

10. Denis Brajoviq, i arrestuar në Tiranë;

11. Klaudio Hoxhalliu, i arrestuar në Tiranë.
Shtuar më 22/09/2018, ora 10:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori