Kampionë pa një "Top të Artë" (FOTO LAJM)

Pele
Shumë emra të mëdhenjë të futbollit kanë arritur të shpërblehen për lojën, golat dhe sukseset e tyre me çmimin prestigjoz "Topi i Artë". Duke filluar nga Franz Beckenbauer i madh e deri te Lionel Messi i kohëve tona, shumë yje të futbollit janë kurorëzuar me titullin më prestigjoz individual në sportin popullor.

Por, çuditërisht por edhe fatkeqësisht për spektaklin dhe atë çka ata kanë dhënë në fushën e lojës, ka edhe disa emra tejet të mëdhenjë që nuk e kanë fituar këtë çmim. Përmendim këtu ndoshta dy emrat më të mëdhenjë të historisë: Diego Maradona dhe Pele, të cilët nuk e kanë fituar këtë trofe pavarësisht se njihen si "mbretërit" e futbollit.

Nuk duhen harruar këtu as emra si: Eusebio, Ibrahimoviç, Eto’o, Drogba e shumë emra të tjerë. Dhe pa diskutim dz legjendat e Milan: Franco Baresi dhe Paolo Maldini dhe atë të Inter, Javier Zanetti. /albeu.com/
Shtuar më 07/01/2013, ora 16:50
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori