Kampionë të vërtetë, vëllezërit Keta dhurojnë 45 milionë për Bulqizën (FOTO)

Çeku i vëllezërve Keta për Bulqizën
Pëlqej
Kampionët e Boksit, vëllezërit Ismail de Gjetan Keta, do të dorëzojnë sonte në Bashkinë e Bulqizës çekun me një vlerë prej afro 45 milionë lekësh (të vjetra) në ndihmë të vendlindjes së tyre.

Nuk duhet harruar edhe investimi prej 40 mijë eurosh që vëllezërit Keta bënë para ndeshjes së zhvilluar në Bulqizë ku Gjetan Keta mbrojti titullin euro-aziatik në federatën WBC.

Ky është shembulli më i mirë se si kampionët nuk e tregojnë veten vetëm në sportet ku garojnë por edhe jashtë tyre. /albeu.com/
Shtuar më 23/12/2014, ora 14:44
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori