Kaos te Barça, Messi i bën "follow" Chelsea-t (FOTO LAJM)

Llogaria e Messit në Instagram ku mes personave që ndjek është edhe profili zyrtar i Chelsea
Kaos në Barcelonë. Humbja me Real Sociedad ishte vetëm fillimi i tensionit në skuadrën katalanase ku marrëdhëniet mes Lionel Messit dhe trajnerit Luis Enrique janë në pikën më të ulët. Argjentinasi nuk është stërvitur me skuadrën dhe qëndrimi zyrtar janë problemet e tij me tretjen por prapa kuintave luhet një tjetër muzikë sepse mendohet që sulmuesi dhe trajneri janë përplasur. Kjo është tabloja e një situate të trazuar e cila po shoqëron ambjentin e klubit katalanas përj disa javësh.

Luis Enrique ka pasur probleme me Messin që në muajin nëntor, por në listën e lojtarëve të shënjestruar prej tij ishin edhe Pique e Alves. Fillimisht u duk se mosmarrëveshjet u sheshuan sepse përpara Krishtlindjes gjakrat u ftohën.

Në transfertën e Real Sociedad, argjentinasi u ul në pankinë dhe kaq mjaftoi që zërat për një krizë të riktheheshin.

Sipas asaj që shkruan sot "Daily Mail", janë shtuar shumë zërat për një largim të mundshëm të argjentinasit drejt Chelsea-t pasi ditët e fundit "Pleshti" ka bërë "follow" profilit zyrtar të Chelsea-t në Instagram, ndërsa të njëjtën gjë ka bërë edhe me futbollistët Thibaut Courtois dhe Filipe Luis. /albeu.com/
Shtuar më 06/01/2015, ora 10:01
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori