"Kapiteni i zemrës sime nuk do të vdesë kurrë", ky është postimi emocionues i djalit të Maradonës (FOTO LAJM)
"Kapiteni i zemrës sime nuk do të vdesë kurrë".
Me këtë fjali, të postuar në Instagram,
Diego Armando Maradona Junior kujton babanë e tij
Diego, i cili vdiq dje në moshën 60 vjeç.
Për
Diego jr, i izoluar në shtëpi për shkak të Covid-19, është një dhimbje e madhe, edhe për shkak se vitet e fundit të dy ishin lidhur shumë me njëri-tjetrin. E tij ishte një histori e komplikuar pasi ai u njoh si djali i Diegos vetëm pas shumë vitesh.
Ai lindi, në fakt, nga marrëdhënia me Cristiana Sinagra e cila gjithashtu shkroi një frazë dashurie në rrjetet sociale: "Ne do të të duam përgjithmonë".
Shtuar më 26/11/2020,
ora 15:56