Kartonat, ja 12 lojtarët që rrezikojnë me Zvicrën (FOTO LAJM)

Mërgim Mavraj
Plot 12 lojtarë të Kombëtares rrezikojnë për shkak kartonash të humbasin ndeshjen e fundit eleminatore kundër Qirpos. Ndeshja e 11 tetorit në "Qemal Stafa" do të jetë delikate për lojtarë si: Mavraj, Dallku, Kaçe, Basha, Bogdani etj, të cilët e kanë plotësuar numrin e kartonave dhe një i verdhë ndaj helvetëve do ti nxirrte jashtë loje për sfidën e Nikosias (Dallku ka marrë tre, por e ka kaluar një pezullim).

Ndërkohë, Lila, Cana, Agolli dhe Roshi kanë marrë gjatë këtyre tetë ndeshjeve nga dy kartonë, kështu që secili prej tyre e ka shlyer tashmë në kohë të ndryshme pezullimin. /albeu.com/


Shtuar më 02/10/2013, ora 13:11
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori