Kategoria e Parë: Finale në grupin B e detyra shtëpie në A, ja 6 përballjet (FOTO LAJM)

Sfida interesante edhe në Kategorinë e Parë. Luhet në të dyja grupet dhe sot është pushim Besëlidhja, që mund të shohë dy ekipe të ngjiten mbi ta në renditje. Burreli dhe Korabi luajnë në shtëpi dhe fitoret i kanë detyrim, nëse synojnë ngjitjenSuperiore.

Matjanët presin Partizanin B, kurse dibranët Vorën. Sot luan edhe Dinamo, që në shtëpi me Orikun nuk i lejohet hap fals. Gjithsesi vlonjatët duhen vlerësuar, pasi kanë treguar se janë një “kockë e fortë” për këdo në të Parën. Takimi tjetër për sot është ai mes Erzenit dhe Veleçikut.

Në grupin B, me Luftëtarin të përjashtuar nga gara, detyrohet të qëndrojë pushim edhe Turbina. Në plan për sot janë dy përballje të tjera, mjaft interesantë duhet thënë. Lushnja pret skuadrën e Tomorit, kurse në Pogradec vendasit përballen me Egnatian e ndërtuar si pretendente për ngjitjenSuperiore. Dy sfida për t’u parë.
Shtuar më 21/11/2020, ora 10:03
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori