Këngëtarja shqiptare bën testin e origjinës dhe tronditet nga rezultati (FOTO LAJM)

Këngëtarja me origjinë shqiptare që jeton në Greqi, Eleni Foureira, ka bërë testin e Heritage, e cila nxjerr prejardhjen dhe origjinën.

Gjatë qëndrimit në Izrael për Eurovizionin, ajo bëri testin e ADN-së për të mësuar detajet e origjinës etnike dhe racore.

Rezultatet ishin shokuese edhe për vetë këngëtaren.

Menaxheri i kompanisë Heritage, që është sponsor i Eurovizion, tha se Eleni Foureira ka 68.9% origjinë greke.

Ndërsa një pjesë tjetër e ka nga Jugu i Italisë.

“Italiane? Nuk e kisha idenë! Jam pothuajse 70% greke?

Unë nuk jam greke, unë jam rritur në Greqi, por ndihem greke.

Nga Italia Jugore? Nuk di çfarë të them…”, ka thënë këngëtarja Foureira pasi mësoi rezultatet e testit të Heritage.

Eleni priste që rreth 50% e origjinës të ishte nga Ballkani, por kjo shifër ishte vetëm 29.8%.

Eleni Foureira ka emigruar në moshë të vogël me familjen drejt Greqisë, ku u rrit dhe zhvilloi karrierën si këngëtare e suksesshme.

Ajo ka pranuar publikisht origjinën shqiptare. Vitin e kaluar Foureira përfaqësoi Qipron në Eurovizion dhe u rendit në vendin e dytë.
Shtuar më 21/05/2019, ora 13:01
ELIOT
e Mërkurë 22 Maj 2019, Ora 20:16
jo shume e qarte ;;; babai i vet eshte grek qe ka jetuar ne shqiperi apo nga jugi i italise ;;a d n tregon prenderit e vertete dhe jo nga jugu apo grek ;;; a d n tregon cdo njeri personal ;; dhe jo grek Amerikan ;;;e cuditshme ;; nje albanez qe jeton ne greqie ka a d n grek ;;,????; po nje grek qe jeton ne shqiperi ka a d n ;; shqiptar ;;e cuditshem kjo historie ;;;
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori