"Këpuca e Artë", mallkim për titull (FOTO LAJM)

Lionel Messi - Barcelona - 50 gola
Të jesh golashënuesi më i mirë nuk nënkupton se do arrish të drejtosh skuadrën te triumfi në kampionat. Madje, trendy i viteve të shkuara, tashmë po shndërrohet anasjelltas: asnjë nga "Këpucët e Arta" të kampioneve më të rëndësishme të Evropës, nuk ka arritur të fitojë titullin.

Gola të bukur, të rëndësishëm në ndeshje të caktuara, por që në fakt kanë pasur më shumë vlerë sadisfaksioni për tifozët, apo për të rritur vlerën e kartonit për bomberin që i ka shënuar.

Tashmë, varësia ndaj një goleadori duket se "dëmton" ekipin. Kjo është vërtetuar në shumë kampionate si: Spanjë, Angli, Itali, Hollandë, Skoci, Turqi, Hollandë, Portugali ku golashënuesit më të mirë nuk janë shpallur kampionë me ekipet e tyre. /albeu.com/
Shtuar më 15/05/2012, ora 16:31
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori