Këpucë ari për Neymar, i dedikohen nënës (FOTO LAJM)

Neymar, ylli i Brazilit, është në qëndër të vëmëndjes jo vetëm kur shënon. 22-vjeçari i Barcelonës veshi në ndeshjen e djeshme kundër Kilit një palë këpucë speciale të prodhuara nga Nike.

Përveçse të lara në flori, këpucët e Neymar i dedikoheshin nënës së tij, Nadine.

Pavarësisht kësaj, ai nuk mundi të shënonte gjatë 90 minutave të rregullta, por realizoi një penallti shumë të rëndësishme për Seleçaon, e cila i dha edhe kualifikimin. /albeu.com/
Shtuar më 29/06/2014, ora 16:24
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori