Shpërndahet Parlamenti? Meta në konferencë të jashtëzakonshme
Këpucët e Pogba shiten 30 mijë euro, ku shkojne paratë (FOTO LAJM)

Këpucët që Paul Pogba përdori në finalen e Botërorit të Rusisë, ku u shpall kampion me Francën, dolën në një ankand në Paris duke u shitur për 30 mijë euro.

Pogba kishte dhuruar edhe fanellën e përfaqësueses franceze që veshi gjatë Europianit të Francës, pikërisht në fitoren ndaj Islandës në çerekfinalet e turneut, e cila u shit për 4.000 euro, shifër kjo 4 herë më e lartë sesa ajo që ishte parashikuar.

Paul Pogba dhuroi disa prej materialeve të përdorura prej tij në karrierë, megjithatë jo të gjitha u shitën në ankand dhe këtu përfshihet edhe fanella e Juventusit, që veshi në fitoren e "Zonjës së vjetër" ndaj Manchester Cityt në Champions League, sezonin e 2015-s. TCH.
Shtuar më 30/04/2019, ora 11:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori