Kërkojnë partner në ekran, plas sherri LIVE mes vajzave të Përputhen (FOTO LAJM)

Shqipja dhe Tea duket se nuk po kalojnë momente “paqeje” mes tyre. Shqipja ka postuar një foto ku shfaqet me Tean dhe ka shkruar, “dhe mullari i kashtës u dogj dhe lopa mbeti pa ngrënë”.

Këtë shprehje, Tea e ka perceptuar si një sulm nga Shqipja, ndërsa kjo e fundit nuk ndan të njëjtin mendim. Shqipja tha se në asnjë moment nuk ka pasur në mesazhin e saj ndonjë konotacion negativ, por ato fjalë i ka përdorur thjesht si shprehje, por fjalët e thëna nga Shqipja, nuk bindën shumë Tean dhe konkurrentët e tjerë, të cilët nisën ta sulmonin. Në mbrojtje Shqipes, iu vendos analisti Arjan Konomi, i cili tha se Shqipja sulmohet nga fansat dhe diçka e tillë vijon dhe në studio nga konkurrentët, e këtë ai e quajti të “turpshme”.

Teksa ishim në këtë pjesë, një debat i ri u rikthye në vëmendje. Në javën që lamë pas Tea pretendon se Shqipja e ka ofenduar në prapa skenë, bashkë me të në atë momente kanë qenë edhe vajzat e tjera të panelit, Fjorela dhe Ana, të cilat sipas Teas mund ta vërtetojnë atë që ajo po thotë.


Shqipja: Sapo i thashë, Tea më vjen keq nëse e ke marrë për keq, por nuk ishte e qëllimshme, absolutisht jo njëherë.

Tea: E kam ripostuar kam bërë gabim që kam komentuar diçka të tillë për Shqipen që është pozitive. Pse me mua në krye, sepse e kam quajtur Shqipen kombin e zjarrit.

Shqipja: Vetëm për atë se kam bërë, më vjen keq që je ofenduar, nuk kam se përse të kërkoj falje për diçka që e kam thënë pa të keq.

Tea: Unë nuk dua falje nga ty, ty të faltë zoti. Ata që ka folur Shqipja në prapaskenë për mua. Shqipja është tip negativ kundrejt meje, nuk e di çfarë ka, ndoshta është xheloze. Edhe unë kam thënë të premten që ato që ka thotë Shqipja për mua në prapaskenë s’ka rëndësi. Një person që është kontradiktore me veten e saj nuk bën sens, edhe mendimi i saj për mua nuk bën asgjë. Shqipja ka thënë diçka negative për mua, e nisi me pjesën negative nga publiku dhe nisi të thotë që edhe Tean e kanë sharë.

Shqipja: I thashë për Fjorelën ka edhe komente negative, tek tuk edhe për Tean. Më tha Tea t’i më urren Shqipja. I thashë nëse unë do të urreja t’i do ta merrje vesh? Ajo tha duke u tundur shaka. I thashë shakaja është gjysma e së vërtetës, më tha po.

Nuk është çudi që "sherri" të ketë nisur edhe si xhelozi e Shqipes për Tean që po del në takim me Andin, për të cilin ajo ka shprehur pëlqimin në fillim.


Shtuar më 29/09/2020, ora 08:51
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori