Kërkonte të dashur në ekran, modelja shqiptare i thotë "Po" propozimit për martesë (FOTO LAJM)

Margaret Shllaku është modelja shqiptare e cila famën më të madhe e mori me pjesmarrjen e saj në edicionin e parë të "Përputhen" ku të rinjtë kërkojnë dashurinë në ekran.

Margaret feston ditën e sotme 26 vjetorin e lindjes ku mes dhuratash, lulesh dhe urime të panumërta nga miqtë dhe ndjekësit, ajo ka marrë edhe propozimin për martesë.

Modelja ka publikuar unazën në InstaStory ku shkruan:

"Meqë u rrita, thashë Po".

Gjithashtu në një tjetër postim të unazës ajo shkruan: Faleminderit dashuria ime që më bën të lumtur çdo sekond të jetës time.

Ajo ka lënë sekret dashurinë e saj, por ndjekësit siç pritej kanë filluar të të hamendësojnë se mos një nga djemtë e "Përputhen" i ka rrëmbyer zemrën Margaretit"./albeu.com/
Shtuar më 30/10/2020, ora 11:27
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori