Këto janë pagat e arbitrave në top-5 ligat më të mira evropiane (FOTO LAJM)

Gjyqtarët janë ata që pranojnë më së shumti kritika dhe fyerje në një ndeshje të futbollit.

Viteve të fundit, në Premier League, ata kanë qenë cak i shumë kritikave, nga trajnerë të ndryshëm të shumë skuadrave.

Premier League është një prej ligave në Evropë që akoma nuk ka vendosur që ta aplikojë VAR-in.

Sigurisht se në këtë mënyrë, puna dhe presioni bëhen edhe më të papërballueshme për gjyqtarët e ligës.

Por, sa janë pagat e gjyqtarëve në futbollin anglez? Më poshtë lajmi.net ua përcjell shifrat, të publikuara nga ‘Goal’.

Premier League, gjyqtarët paguhen me paga mujore, me disa bonuse. Një gjyqtar mund të fitojë rreth 80 mijë euro në vit.

Mesatarja e fitimeve shkon nga 38 mijë deri në 42 mijë paund në vit, gjithë kjo bazuar në eksperiencën e gjyqtarëve. Ata paguhen afërsisht 1150 paund për ndeshje.

Gjyqtarët e ‘Championship’ paguhen përafërsisht njësoj në pagat bazë, por ata paguhen vetëm 600 paund për ndeshje.

Por, si qëndron puna e pagave të gjyqtarëve jashtë kufijve të Britanisë së Madhe? Në top pesë ligat evropiane, gjyqtarët duket se fitojnë diçka më shumë. /albeu.com/
Shtuar më 25/02/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori