Kjo është fotoja e fundit që Emiliano Sala postoi në Twiter (FOTO LAJM)

Pëlqej
Futbollisti argjentinas, Emiliano Sala dyshohet se ishte në aeroplanin e vogël i cili u zhduk mbrëmë në kanalin anglez.

Tashmë ka shqetësime serioze se futbollisti më i ri i Premier Leagues ishte në aeroplanin që u zhduk nga radari, në kanalin anglez përderisa ishte në udhëtim nga Franca drejt Cardiffit, raporton Insporti

Autoritetet franceze kanë konfirmuar se Sala ishte brenda aeroplanit i cili është zhdukur, derisa klubi i Cardiff Cityt ka kërkuar sqarime të mëtejshme.

Sipas policisë franceze, dy persona ishin në aeroplanin Piper Malibu, ndër ta edhe futbollisti 28-vjeçar.

Aeroplani u nis nga Nantes në orën 19:15 dhe po fluturonte në lartësi prej 1500 metrave, kurse në momentin kur humbi kontakti ishte në lartësi të 700 metrave.

Sala po udhëtonte nga Nantes drejt Cardiffit, aty ku do t’i bashkohej skuadrës së re, me të cilin nënshkroi këtë javë.

Ai kishte shkuar te ish-skuadra e tij, për t’i dhënë lamtumirën ish-bashkëlojtarëve.

“Përshëndetja e fundit me FC Nantes”, kishte shkruar Sala në Twitter, që është postimi i fundit deri tani i tij. /albeu.com/
Shtuar më 22/01/2019, ora 20:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori