Trajneri i Borussia Dortmund, Jurgen
Klopp, po bën gati planin strategjik duke zëvendësuar Mario Gotzen dhe Robert Lewandowskin me yje dhe talente futbolli. Emri i parë në listën e teknikut gjerman është
talenti i Milanit, Stephan El Shaarawy, për të cilin kanë ofruar 20 milionë
euro.
Portali më i madh sportiv në Europë "Goal.com" bën të ditur se "Faraoni" pritet të zëvendësojë sulmuesin polak që pritet të largohet për te
Bayern Munchen .
Talenti tjetër është ai i Schalke 04, Julian Draxler, i cili shihet si zëvendës ideal për pozicionin e Gotzes. Edhe pse nuk ka klauzolë në kontratën që i skadon në 2016- n, verdhezinjtë sipas "Kicker" ofrojnë 20 milionë
euro për të. /albeu.com/
Shtuar më 26/04/2013,
ora 11:36