Klopp-Heynckes, dy strategët e finales (FOTO LAJM)

JETA DHE KARRIERA - "Regjisori" i Bayern Munchen bën pjesë në trajnerët e peshave të rënda, i cili mundi 11-0 kampionët e Italisë dhe të Spanjës. Është ai njeriu revolucionar, i ndryshimit dhe armëpushimit, duke mundur kundërshtarin me qetësi dhe maturi, siç bëri ndaj Klopp në ndeshjen e fundit. Jupp Heynckes lindi më 9 maj, një ditë pas përfundimit të Luftës së Dytë Botërore. Ai mban mbi shpatulla 50 vite karrierë në futboll dhe ka qenë një nga sulmuesit më të mirë. Ai është shpallur kampion bote dhe Europe me Gjermaninë, si dhe ka shënuar 220 gola në Bundesligë duke fituar 4 tituj, një herë Kupën e Gjermanisë dhe një herë ish-kupën UEFA. Gjithashtu është shpallur 6 herë golashënuesi më i mirë në evenimente të ndryshme. Në moshën 34-vjeçare drejtoi Munchengladbah dhe deri më tani është i vetmi që përjeton si trajner dy finale gjermane, pasi të parën, ish-kupën UEFA (1980) e ka humbur, në "Wembley" kundër Frankfurt.

Jurgen Klopp dhe Jupp Heynckes janë dy "strategët" që do dirigjojnë dy "orkestrat" më të mira të Europës, të cilët përgjatë këtij rrugëtimi të gjatë hoqën qafe Jose Mourinho, Tito Vilanova & Co. Të dy qëndrojnë në qendër të vëmendjes dhe kanë pjesën e tyre në këtë sukses të jashtëzakonshëm.

or, cili do ta fitojë këtë garë? 67-vjeçari Jupp Heynckes, apo 45-vjeçari Jurgen Klopp? Këtë t'ia lemë finales së madhe të 25 Majit në "Wembley".../albeu.com/


Shtuar më 09/05/2013, ora 18:40
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori