Komandot greke rrethojnë fshatin turk, alarm tek banorët (FOTO LAJM)

Një numër i madh i forcave komando greke janë duke kryer një stërvitje me armatim të vërtetë në fshatrat e banuara prej minoritetit turk në zonën e Ksanthit në Greqinë Lindore.

Fotot janë publikuar prej mediave lokale në zonat e banuara prej turqve, të cilët e kanë konsideruar këtë një kërcënim të drejtpërdrejt nga Greqia ndaj minoritetit turk për shkak të asaj që po ndodh në Egjeun Lindor, shkruan albeu.com.

Siç raporton edhe "YeniSafak", kreu i bashkisë Mustafçova, në rajonin e KsanthitGreqi, Ridvan Delihusein u shpreh se situata ishte e pakuptimtë dhe se ata nuk ishin njoftuar për një stërvitje të këtyre përmasave.

"Ndjehemi të kërcënuar. Nuk është normale që kaq shumë forca të armatosura të shihen nëpër fshat pa u njoftuar më parë për çfarë po ndodh. Banorët janë shumë të shqetësuar", u shpreh ai.

Veprimi në fjalë nuk shihet krejtësisht i paqëllimte nga Ankaraja pasi duket sipas turqve se grekët janë duke kërcënuar minoritetin turkGreqi si një formë për të kompensuar tensionin në Egjeun Lindor.

Rajoni i Ksanthit në Thrakinë Perëndimore në Greqi banohet kryesisht nga minoriteti turk dhe ai Pomak, të cilët i përkasin besimit mysliman. /albeu.com
Shtuar më 14/08/2020, ora 13:33
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori