Kombëtarja e "vogël" gati për Spanjën, këto janë lojtarët e grumbulluar
Përfaqësuesja shqiptare U21 po përgatitet për dy ndeshjet e fundit të mbetura për eliminatoret e kampionatit europian që zhvillohen në Itali vitin e ardhshëm.
Në një konferencë për shtyp
trajneri Alban Bushi ka bërë të ditur emrat e grumbulluar për dy takimet, me
Spanjën më 11 tetor dhe me Estoninë 5 ditë më vonë.
“Jam i kënaqur nga ndeshjet që kemi bërë por jo nga
rezultati. Gjithmonë kemi pasur probleme me formacionin dhe mungesa, megjithatë loja jonë ka qenë e mirë por ka munguar
rezultati dhe vetëm ai mbahet mend në fund, por edhe kemi dërguar shumë lojtarë të tjerë te
Kombëtarja”, u shpreh Alban Bushi,
trajneri i kombëtares U21.
Shqipëria ndodhet në grupin e dytë të këtyre eliminatoreve dhe renditet në vendin e parafundit pas 8 ndeshjeve të zhvilluara duke grumbulluara 6 pikë. Përball në këto ndeshje do të kenë kryesuesen e grupit
Spanjën, me të cilën shanset i kanë minimale dhe me Estoninë që është skuadra e fundit në grupin tonë me vetëm 1 pikë.
Shtuar më 05/10/2018,
ora 14:45