Komentatori që i cilësoi shqiptarët shitës akulloresh, kërkon publikisht falje (FOTO)

Pëlqej
Komentatori kroat i televizionit HRT, Stjepan Balog, ka kërkuar falje publike për fjalët e thëna gjatë komentimit të ndeshjes Dinamo Zagreb-Skënderbeu ku ai i cilësoi shqiptarët si shitës akulloresh. Pas publikimit të lajmit në Shqipëri, shumë shqiptarë të ofenduar i kanë dërguar mesazhe komentatorit, dhe Balog ka dashur të qartësojë…

Komentatori kroat i televizionit HRT, Stjepan Balog, ka kërkuar falje publike për fjalët e thëna gjatë komentimit të ndeshjes Dinamo Zagreb-Skënderbeu ku ai i cilësoi shqiptarët si shitës akulloresh.

Pas publikimit të lajmit në Shqipëri, shumë shqiptarë të ofenduar i kanë dërguar mesazhe komentatorit, dhe Balog ka dashur të qartësojë situatën duke i dërguar një email klubit të Skënderbeut, raporton Panorama. Ky email është bërë publik nga korçarët në faqen zyrtare në Facebook.

Email-i i Stjepan Balog


“Kam marrë shumë mesazhe nga njerëz shqiptar të cilët janë të nevrikosur nga komenti im në ndeshjen Dinamo Zagreb – Skënderbeu. Nuk i kam shprehur ato fjalë në kontekstin e parë dhe nuk kam dashur të ofendoj popullin shqiptar.

I kërkoj falje të gjithëve dhe nuk dëshiroj që një frazë e gabuar të ndikojë në miqësinë e mirë mes dy popujve. Unë e di shumë mirë që shumë shqiptarë kanë luftuar për lirinë e Kroacisë.

Ju lutem ta shpërndani mesazhin tim dhe faljen time në gjithë median shqiptare.

Ju falenderoj për mirëkuptimin.”
Shtuar më 19/08/2017, ora 16:00
Tetova
e Shtunë 19 Gusht 2017, Ora 16:13
Ah ene ju nuk keni shum diferenca prej shkijeve serb ka vdek ajo koh de shifeni ju kush jan shqiptaret ne te ardhmen
Shqipri etnike
e Shtunë 19 Gusht 2017, Ora 16:36
Po Tetova fjal me vend...
Da shajfni kush es shiptari...
Kan meva qi nonen me derzhav ene me xhith kataunde..
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori