Kompania i bën dhuratë Messit celularin iPhone XS Max me vlerë 4.000 euro (FOTO LAJM)

Kompania "Idesign Gold" po prodhon celularë të markës "Iphone" vetëm për shtresën e lartë, duke i veshur me ar 24 karat celularët dhe më pas ua ka bërë dhuratë disa nga yjeve më të mëdhenj të futbollit.

Lionel Messi dhe Ivan Rakitic ishin dy të përzgjedhurit për të iu dorëzuar dhuratën e personalizuar.

Për Messin është një "iPhone XS Max" i larë me flori 24 karat, ku në të është gdhendur mbiemri “Messi” dhe numri 10. Më poshtë janë emrat e bashkëshortes Antonella dhe ato të fëmijëve Thiago, Ciro dhe Matteo. Nuk mungojnë as logot e Barcelonës dhe Argjentinës.
Shtuar më 27/03/2019, ora 10:59
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori