Konfirmohet: Javi Martinez 6 muaj jashtë fushe (FOTO LAJM)

Javi Martinez duke lënë fushën me barelë
Pëlqej
Pas humbjes në Superkupën e Gjermanisë përballë Borussia Dortmund, Bayern Munchen merr një tjetër goditje të rëndë. Kampionëve të Gjermanisë u duhet të bëjnë për pjesën më të madhe të këtij sezoni pa një prej lojtarëve të tyre më të mirë. Bëhet fjalë për mesfushorin spanjoll Javi Martinez, i cili nga kontakti që pati me Marcel Schmelzer ka këputur ligamentin e kryqëzuar të gjurit të djathtë dhe do të qëndrojë jashtë fushave të futbollit për disa muaj.

Lajmin për dëmtimin e Martinez e komunikoi vetë klubi i Bayernit në faqen e tij në rrjetin social Twitter.

"Diagonozë e hidhur. Javi Martinez ka këputur ligamentin e gjurit të majtë dhe do të operohet së shpejti në Shtetet e Bashkuara të Amerikës. Do të qëndrojë për disa muaj jashtë", thuhet në komunikatën e Bayernit.

Martinez la me barelë stadiumin “Signal Iduna Park” të Dortmundit në minutën e 31-të duke u zëvendësuar nga Dante.

Sipas të gjitha gjasave, ish-lojtari i Bilbaos do të qëndrojë të paktën 6 muaj jashtë. /albeu.com/
Shtuar më 14/08/2014, ora 17:17
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori