Kontrata faraonike që Reali kishte përgatitur për Levan (FOTO LAJM)

Janë publikuar detaje nga kontrataReal Madrid ishte gati t’i ofronte Robert Lewandowskit kohë më përpara.

Kontrata daton në dhjetor të vitit 2013 dhe përfshin informacione si rroga e lojtarit, bonuset dhe kohëzgjatja e saj.

Kur kontrata po përgatitej nga drejtuesit e Real Madridit, Lewandowski kishte arritur marrëveshje personale me Bayern Munich. Kontrata u zbulua nga mediat polake dhe tregojnë se Lewandowski do përfitonte një rrogë prej 9.6 milionë euro në sezon deri në vitin 2020. Kontrata që ishte gati për sulmuesin polak përfshinte edhe bonuse që arrinin deri në 10 milionë euro.

Në kontratë kishte edhe disa gjëra të ndaluara për Lewandowskin siç ishte drejtimi i motorrit, skitë, drejtimi i motorrit të ujit apo edhe ngjitja nëpër male. Gjithsesi polaku nuk e nënshkroi kurrë këtë kontratë pasi preferoi një kalim tek Bavarezët.
Shtuar më 02/08/2020, ora 23:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori