Kosova me fanella të reja por çmimi i tyre është më i lartë se të Bayernit dhe Realit (FOTO LAJM)

Kosova ka nxjerrë sot në shitje fanellat e saj të reja por çmimi i tyre është paksa i kripur.

Ka qenë Federata ajo që i ka nxjerrë në shitje fanellat të prodhuara nga marka “Fourte” por çmimi i tyre kushton rreth 114 euro një shifër shumë e lartë krahasuar me standartin e jetesës në këtë vend.

Një fanellë kushton 77 euro, numri dhe emri kushtojnë 20 euro, ndërsa transporti 17 euro.

Ky cmim përbën një rekord pasi është më i madh edhe se cmimi i fanellave të Bajernit (99.95 euro) dhe Realit të Madridit (111.57 euro). /albeu.com/
Shtuar më 19/07/2018, ora 16:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori