Kroacia në festë, Anglia në lot (FOTO LAJM)

Pëlqej
Një sfidë mes shumë emocionesh ajo mes Kroacisë dhe Anglisë, ku si në çdo ndeshje njëra palë duhet të gëzohet dhe njëra do të hidhërohet.

Por duke marrë parasyshë se kjo ndeshje ishte e vlefshme për finalen e Botërorit, emocionet shumëfishohen për të dyja skuadrat.

Pas një ndeshje të luftuar që zgjati 120 minuta, tifozët kroatë shpërthyen në një festë jo vetëm në Rusi, por edhe në Zagreb.

Ndërsa në kampin tjetër te Anglia, trishtimi për këtë humbje ishte i madh,sidomos për mënyrën sesi rrodhën ngjarjet në këtë ndeshje.

Në finalen e 15 korrikut, Kroacia do të luajë ndaj Francës, ndaj së cilës do të kërkojë revanshin për eliminimin në gjysmëfinale të botërorit 1998, ndërsa Anglia do të luajë me Belgjikën për vendin e tretë. Tifozët do të jenë sërish me skuadrat e tyre për t’i mbështetur deri në fund. /albeu.com/
Shtuar më 12/07/2018, ora 13:30
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori