Super joshëse, zbulohet e dashura kroate e futbollistit shqiptar (FOTO LAJM)

Sulmuesi i Kosovës, Lirim Kastrati, i cili spikati te Shkëndija e Tiranës në kampionatin e moshave, përveç suksesit në fushat e blerta duket se po rezulton tepër i suksesshëm edhe për sa i përket raportit me femrat.lirim kastrati

21-vjeçari i lindur në Hogosht ka publikuar në “Instastory” një fotografi me të dashurën e tij, e cila shfaqet me një veshje tepër provokuese duke vendosur në plan të parë format e saj bombastike.

Këtë foto Kastrati e ka shoqëruar me një zemër, teksa nuk ka ngurruar ta bëjë edhe foto profili në “Instagram”.

Nëpërmjet informacioneve që na servir Instagrami, e dashura e Kastratit quhet Angie dhe është kroate.

Gjithashtu vihet re se Lirimi ja pëlqen fotot bukuroshes kroate që prej korrikut, e madje "like" i ka dhënë edhe një foto të saj ku ka marrë një surprizë romantike, një dhomë të zbukuruar me tullumbacë e dhurata.

Në fotogalerinë e mësipërme ju ftojmë të njiheni më shumë me të dashurën seksi të futbollistit./albeu.com/

Shtuar më 20/11/2020, ora 12:09
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori