Kukësi niset drejt Azerbajxhanit, klubi ngatërron orarin e ndeshjes (FOTO LAJM)

Kukësi ka zhvilluar sot pasdite edhe stërvitjen e fundit në tokën shqiptare, teksa në darkë do të udhëtojë drejt Azerbaixhanit, ku ditën e mërkurë do të zhvillojë sfidën e kthimit ndaj Qarabagut, pas barazimit 0-0 në “Loro Boriçi”.

Faqja zyrtare e Kukësit, në postimin e bëra disa minuta më parë, ka ngatërruar orarin e zhvillimit të ndeshjes, duke shkruar, se takimi do të startojë në orën 21:00.

Një lapsus i drejtuesve verilindorë, pasi sfida do të startojë në orën 19:00. Gjithsesi e rëndësishme është që skuadra shqiptare të arrij një rezultat pozitiv, për të siguruar kualifikimin historik.
Shtuar më 30/07/2018, ora 19:45
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori