Kupa e Italisë, formacionet e mundshme të Milan-Sassuolo (FOTO LAJM)

MILAN (4-3-3)
Rinis Kupa e Italisë me ndeshjen e fazës së 1/8-ve. Ndeshja e parë do të jetë ajo e sotmja mes Milanit dhe Sassuolos, me kuqezinjtë që duan hakmarrjen për humbjen që pësuan nga emilianët këtë fillimviti.

Inzaghi pritet ti besojë nga minuta e parë treshes italiane të sulmit Cerci-El Shaarawy-Pazzini, ndërsa në mesfushë do të ketë hapësirë për Bonaventura, De Jong dhe Poli.

Nga ana tjetër Di Francesco duhet të lerë jashtë Simone Zazan dhe në vend të tij pritet të jetë Floccari që bashklë me Berardi dhe Sansonen do të formojnë treshen e sulmit.

Milan-Sassuolo starton në ora 21:00. /albeu.com/
Shtuar më 13/01/2015, ora 12:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori