Kuqezinjtë zbarkojnë në Francë, ja imazhet e reja (FOTO LAJM)

Kombëtarja shqiptare e Futbollit ka mbërritur sot në mesditë në Francë, duke nisur aventurën e Europianit. Rrugëtimi historik i kuqezinjve do të startojë sot, teksa kuqezinjtë do të akomodohen në hotelin e tyre deri në fillimin e Kampionatit Europian.

Faqja zyrtare e UEFA -s ka publikuar edhe disa foto të reja nga mbërritja e kuqezinjve. Futbollistët do të qëndrojnë në hotelin "L’Agapo", ndërkohë që do të udhëtojnë në qytetet ku do të luajnë vetëm 1 ditë para ndeshjeve. /albeu.com/
Shtuar më 06/06/2016, ora 15:47
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori