Lionel Messi ka qënë më i kërkuari i tifozëve pas përfundimit të stërvitjes, kur një numër i madh i tyre shmangën forcat e sigurisë për të hyrë në fushë dhe takuar idhullin e tyre. Njëri madje arriti të marrë një fanellë nga sulmuesi i Barcelonës.
Por, Robinson
Oliviera, i cili punon si "sozia" profesionale i Ronaldinhos, u përshëndet me
Messin por nuk e la pa u përkulur para tij. Ngjashmëria e madhe e tij me ish bashkëlojtarin e Messit bëri që argjentinasi, por edhe yjet e tjerë të Kombëtares së Argjentinës të mashtrohen për një
moment.
"Kur më pa ishte i shokuar sepse
mendoi se jam
Ronaldinho i vërtetë dhe më tha se nuk ke nevojë të vraposh në fushë për të më takuar. Ai më tha, çka kërkon këtu për të më takuar? Më mbajti dorën, u përkula në gjunjë, ishte shumë emocionuese", u shpreh
Oliviera për "Goal.com". /albeu.com/
Shtuar më 12/06/2014,
ora 10:36