Kush do ta zëvëndësojë Sir Alex? (FOTO LAJM)

Jose Mourinho - Real Madrid
Në Manchester, por edhe në gjithë Premier Leaguen angleze, kanë nisur të dëgjohen zëra të shumë në lidhje me të ardhmen e Sir Alex Ferguson. Duke iu referuar burimeve pranë disa prej futbollistëve të United, trajeri-menaxher skocez i "Djajve të Kuq" është gati për t’i thënë lamtumirë pankinës, ku ka qendruar për plot 26 vjet.

Njoftimi, i shtyrë për shkak të rregullave të bursës së New Yorkut, ku klubi anglez është kuotuar, mund të jepet pas ndeshjes në "Old Trafford" me Swansean.

Sipas raportimeve të "Times", mes motiveve që kanë shtyrë Sir Alex të ndërmarrë këtë vendim për t’u larguar përfundimisht nga futbolli, janë edhe problemet shëndetësore, të cilat shqetësojnë prej kohësh teknikun skocez.

E përditshmja angleze i hap dyert e United trajnerit portugez të Real Madrid, Jose Mourinho. Sipas një burimi ekskluziv të tyrin, Chelsea ka kërkuar kohë përpara se të negociojë rikthimin e "Special One" në "Stamford Bridge".

Pikë së pari, klubi anglez nuk dëshiron t’i paguajë klauzolën e prishjes së kontratës Realit të Madridit, por ka edhe probleme në lidhje me stafin teknik të kërkuar nga portugezi.

Janë këto arsye, që mund të hapin një skenar të paparashikuar më parë, por që mund të bëhet i mundshëm papritur: Jose Mourinho te Manchester United.

Por portugezi nuk është kandidati i vetëm. Edhe pesë emra të tjerë përfliten si pasardhësit e mundshëm të Sir Alex në krye të "Djajve". /albeu.com/
Shtuar më 08/05/2013, ora 10:35
chelsea forever
e Mërkurë 8 Maj 2013, Ora 12:17
nuk e dojn mare shitat mourinjon se ky jau prish ekipin , hahhaha
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori