Kush është bukuroshja që i "ka kyçur zemrën" Strakoshës (FOTO LAJM)

Pas shërimit nga Covid19, portieri Thomas Strakosha që mungoi te Lazio prej 1 muaji, i është kthyer jo vetëm skuadrës, por edhe familjes së tij në Athinë, që përbëhet nga nëna, babai ish-futbollist me emër, Foto Strakosha, dhe vëllai Dimitris.

Ai ka udhëtuar drejt Greqisë me të dashurën e huaj, duke e çuar kështu partneren në shtëpinë e prindërve për të marrë pëlqimin e tyre.

Nga ky udhëtim në Athinë, Thomas ka postuar në “Instagram” një foto me të dashurën, shoqëruar me statusin “Zemra ime u kyç!”, duke ua prerë rrugën të gjitha atyre vajzave që mund ta ngacmojnë apo t’i shkruajnë mesazhe private futbollistit simpatik.

Esther Adjoa Asiedu është modelja që i ka rrëmbyer zemrën gardianit të Kombëtares, Thomas Strakosha.

Çifti kaloi së bashku pushimet në një nga ishujt grekë, ndërkohë që ka qenë vetë portieri i Lazios, i cili nëpërmjet një postimi në “Instastory” zbuloi lidhjen me modelen që bie në sy për kaçurrelat dhe format e bukura fizike.

Shtuar më 29/11/2020, ora 20:26
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori