Tym e flakë para kryeministrisë, fillojnë tensionet në protestë
Ky është djaloshi shqiptar që vdiq në Itali, mesazhi prekës i kushërirës (FOTO LAJM)

Pëlqej
Zbardhen të tjera detaje nga aksidenti i rëndë në Itali që shkaktoi edhe vdekjen e të riut shqiptar.

Klajdi Leka është adoleshenti që ndërroi jetë në Itali pasi u përplas nga një makinë, teksa po udhëtonte me motor.

Policia italiane bëri me dije se i riu nuk ishte i pajisur me leje drejtimi. Ngjarja e rëndë ndodhi në Piotello të Milanos.

Ai u dërgua në spitalin San Raffaele, për të marrë ndihmën e parë.

Mjekët u shprehën se plagët e të riut ishin shumë të rënda dhe 17 vjeçari nuk i mbijetoi dot aksidentit fatal.

I riu udhëtonte më një motor që rezultonte i vjedhur më 13 maj në San Giuliano Milanese.

Një afërme e Klajdit ka rrëqethur me postimin e saj, teksa shkruan:

Pse Zoti të mori mor Klajdi, s’të la midis nesh. Të thirri për vete, t’i preu ëndrrat në mes. Nuk më besohet mor Zot, më duket si një ëndërr. I madhi zot të pastë afër vetes. Do na mungosh gjithmonë”.
Shtuar më 17/05/2018, ora 12:41
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori