Ky është formacioni i frikshëm i Bayernit me Ancelottin (FOTO LAJM)

Hummels
Kampionët e Gjermanisë për herë të katërt radhazi, Bayern Munchen edhe sezonin e ardhshëm do të jetë favorit për të fituar Bundesligën dhe Champions League.

Me në krye trajnerin italian Caro Ancelotti, Bayerni është një skuadër me e frikshme për ekipet kundërshtare sidomos në Evropë.
Vetëm pak ditë pas përfundimit të sezonit, Bayerni bleu dy lojtarë, Renato Sanchez i cili tashmë është zyrtarizuar edhe Mats Hummels i cili pritet të zyrtarizohet pas Evropanit.

Leroy Sane dhe Miralem Pjanic janë disa nga objektivat tjera të trajnerit italian. Por, te skuadra e Bayernit nuk do të ketë vetëm blerje, shumë lojtarë priten të largohen nga Allianz Arena.

Pas ardhjes së Hummels, mbrojtësi Benatia nuk do të ketë vend në ekip, dhe është në kërkim të një tjetër skuadre. “Goal.com” ka publikuar formacionin e frikshëm të bavarezëve për sezonin e ri 2016/17.
Shtuar më 05/06/2016, ora 13:55
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori