Ky është numri që Aubameyang do të mbaj në fanellë tek Arsenali (FOTO LAJM)

Skuadra angleze, Arsenale ka konfirmuar se Pierre-Emerick Aubameyang do të mbajë në fanellë numërin 14.

Pierre-Emerick Aubameyangut i është besuar numri 14 i lënë bosh nga Theo Walcott, që gjatë këtij muaji kaloi tek Everton.

Kjo është konfirmuar nga Arsenal përmes faqes së tyre zyrtare.

“Ne mund të konfirmojmë se Pierre-Emerick Aubameyang do të mbaj fanellën me numër 14”, thuhet në njoftimin zyrtar.

Ky numër është mbajtur edhe nga legjenda e Arsenalit, Thierry Henry. /albeu.com/
Shtuar më 31/01/2018, ora 19:25
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori