Ky postim për Mourinhon, mund ta fundosi ylli e Tottenham (FOTO LAJM)

Mourinho u zyrtarizua si trajner i Tottenhamit mëngjesin e djeshëm dhe tashmë vetëm se ka filluar të stërvis skuadrën.

Shpesh ka ndodhur që "Special One" të lë në stol ndonjë futbollist të mirë, siç ndodhi me Pogban te Manchester United.

Dele Alli mund të jetë një nga viktimat e radhës dhe kjo “Falë” një postimi të bërë në vitin 2012.

Ai kishte thënë atëherë se Mourinho është i mbivlerësuar si trajner dhe se nuk do të punoj me të.

"Me siguri që nuk mund të jem i vetmi që mendon se Mourinho është i mbivlerësuar dhe shumë kokëfortë … thjesht ju bën të dukeni si menaxher i keq, Unë jam i kënaqur që nuk do të më duhet të punoj kurrë me të", kishte shkruar anglezi.

Krejtë çka mbetet është që ky postim të mos bie në sy të trajnerit pasi që ai nuk fal në këso raste.
Shtuar më 21/11/2019, ora 10:22
Shkruani komentin tuaj!
Të fundit nga kjo kategori